ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën 7 hours ago
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë 10 hours ago
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë? 11 hours ago
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 11 hours ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Laboratori i kokainës, të gjithë në burg, venezueliani: Erdha të mbjell flokët

albnews by albnews
18 November, 2024
in Albania
0
Laboratori i kokainës, të gjithë në burg, venezueliani: Erdha të mbjell flokët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dhjetë të arrestuarit me urdhër të SPAK si pjesë e grupit kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika Latine, që përpunohej në një laborator në Fushë-Krujë do të izolohen në paraburgim.

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për caktimin e masës “arrest në burg” për secilin prej tyre, duke mos marrë në konsideratë qëndrimet e mbrojtjes, për mungesë provash, apo arrestim të paligjshëm.

RelatedPosts

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

Në seancën që zgjati gati 5 orë, e nisur me një ndërprerje 30-minutëshe me kërkesë të avokatëve, të dyshuarit dëgjuan prokurorin Adnan Xholi t’i akuzonte si një grup i mirëstrukturuar që kishte importuar 850 lëkurë bagëtish nga Amerika Latine, 48 ton në total, të regjura me një tretësirë që përmbante sasi të lartë kokaine.

Sipas SPAK, falë ekspertizës së tre prej të arrestuarve, një kolumbiani dhe dy venezuelianëve, në laboratorin e krijuar në ambientet e një ish-mobilierie në Qerek të Fushë-Krujës, bëhej ekstraktimi i kokainës duke e kthyer në një produkt të cilësisë së lartë për tregun e narkotikëve.

Ndonëse nuk i vuri në dispozicion të avokatëve, për shkak të ruajtjes së sekretit të hetimit, prokurori pretendoi se përfshirja e të dyshuarve ishte provuar përmes përgjimit të komunikimeve telefonike mes tyre, atyre ambientale si edhe vëzhgimeve në terren.

Burime pranë seancës me dyer të mbyllura bënë me dije se të dyshuarit shqiptarë nuk dhanë deklarime në sallën e gjyqit, duke u mjaftuar me argumentet e avokatëve, që kërkuan masa më të buta dhe deklarim të paligjshëm të arrestit në flagrancë.

Ndërsa dy venezuelianët këmbëngulën para gjyqtares Irena Gjoka se po paragjykoheshin si amerikano-latinë dhe se nuk kishin asnjë lidhje me trafikun apo përpunimin e kokainës.

Njëri prej tyre pretendoi se kishte ardhur në Tiranë për mbjellje flokësh, shërbim për të cilin kishte prenotuar në një klinikë estetike në kryeqytet, ndërsa tjetri se ishte tregtar rrobash e nga këtu do të blinte rroba në Turqi. Sipas SPAK rrjeti operonte në mënyrë të sinkronizuar, me një strukturë që përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, financues, transportues, përpunues, dhe shpërndarës. Përveç 6 kg të kokainës të sekuestruar në laboratorin në Fushë-Krujë dhe në një vilë tek Kodra e Diellit, SPAK ende nuk ka dokumentuar sasinë e plotë të kokainës së trafikuar nga ky grup. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

20 September, 2025
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

20 September, 2025
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

20 September, 2025
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result