Laburistët do të kenë drejtues të ri nga muaji prill

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas humbjes historike në zgjedhjet e dhjetorit, Partia Laburiste nisi garën për të zgjedhur në fillim të prillit drejtuesin e ri, i cili do të jetë i ngarkuar me udhëheqjen e opozitës së Boris Johnson në Britaninë e Madhe pas-Brexit.

Laburistët janë në mes të një vetanalizimi, për të përcaktuar arsyet e rezultatit më të keq të arritur në zgjedhjet legjislative, që nga viti 1935 dhe në përpjekje për t’u rikthyer në formë me një lider të ri.

Deri tani janë deklaruar zyrtarisht si kandidatë pesë deputetë, për të zëvendësuar Jeremy Corbyn, lider i partisë që prej vitit 2015.

Votimi i anëtarëve të partisë është vendosur të zhvillohet midis 21 shkurtit dhe 2 prillit.

Partia theksoi se emri i pasardhësit të Corbyn do të njoftohet ditën e shtunë më 4 prill./ATSH/ 

Share This Article