Laçi “harron” të fitojë, barazim edhe ndaj Kastriotit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Laçi ka regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore. Në Kamëz, ekipi i Mirel Josës nuk shkoi më shumë sesa një barazim 1-1 ndaj Kastriotit, duke mos përfituar nga barazimi i Tiranës kryesuese në derbi.

Guindo kaloi në avantazh bardhezinjtë, në minutën e 21 të takimit, ndërkohë që goli i dytë i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Kastrioti gjeti barazimin me anë të brazilianit Kaina (58’).

Mazrekaj mund të rikthente avantazhin për Laçin, por goditja e tij u ndal në traversë.

Më këtë rezultat, Laçi mbetet në vendin e dytë, 8 pikë pas Tiranës kryesuese. Ndërkohë, Kastrioti shkon në kuotën e 22 pikëve, në vendin e 8 të klasifikimit.

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Teuta mposhti 1-0 në transfertë Egnatian, falë një goli të Dacit, në pjesën e parë.

Share This Article