Lagarde: Ekonomia e eurozonës pritet të tkurret 8-12%

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy figurat më të larta të Bankës Qendrore Europiane, presidentja, Christine Lagarde dhe zëvendësi i saj, Luis de Guindos, diskutuan me të rinjtë në internet lidhur me një situatë të keqe për ekonominë.

“Ekonomia e eurozonës pritet të tkurret nga 8 deri në 12% këtë vit”, deklaroi Lagarde.

De Guindos mbështeti komentin e Lagarde.

Ajo tha se në fillim të qershorit do të jepet një vlerësim më i besueshëm, kur banka qendrore me qendër në Frankfurt të publikojë parashikimet e përditësuara për rritjen ekonomike dhe të inflacionit në takimin e politikës monetare.

Lagarde u përpoq të siguronte pjesëmarrësit se kriza e borxheve të eurozonës nuk do të përsëritej.

Ajo tregoi se kostot e interesit janë jashtëzakonisht të ulëta.

Share This Article