Rreziqet që paraqet COVID-19 për rimëkëmbjen e pritshme ekonomike të Europës janë ende nën vëzhgim, tha sot presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde.
“Rritje e ripërtërirë e infeksioneve të reja, mutacioneve të virusit dhe masave të rrepta të kontrollit, të vendosura si përgjigje, janë disa nga faktorët që paraqesin një rrezik të konsiderueshëm dobësimi për aktivitetet ekonomike”, shtoi ajo.
“Fillimi i fushatave të vaksinimit është një dritë në fund të tunelit, por ka ende paqartësi se si do të shpaloset pandemia dhe prodhimi mbetet nën nivelet parapandemisë”, vazhdoi kreu i BQE-së.
Lagarde sqaroi se rimëkëmbja pritet të fillojë kur të hiqen kufizimet e bllokimit.
Ekonomia më pas do të mbështetet nga kushtet e favorshme të financimit, politikat fiskale mbështetëse dhe rimëkëmbja e kërkesës.