Laguna e Butrintit, rizbulohet specia e veçantë e peshkut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pjesa jugore e Shqipërisë, laguna e Butrintit, karakterizohet nga një shumëllojshmëri popullatash të peshqve me një shkallë të lartë të endemizmit rajonal.

Nga studimet më të fundit ka rezultuar prezenca në lagunën e Butrintit e Valencia letourneuxi (dhëmbkrapi), specie subendemike, e klasifikuar si CR (kritikisht e rrezikuar) sipas IUCN në 1996 dhe e renditur si specie me përparësi të lartë sipas direktivës për mbrojtjen e habitatit.

Pavarësisht përmasave të saj të vogla është e një rëndësie të veçantë sepse shërben si indikator i mjedisit ku rritet, ka një cikël fiziologjik zhvillimi karakteristik dhe ka një shpërndarje të ngushtë gjeografikeValencia letourneuxi (Sauvage 1880) është endemike në pjesën perëndimore të detit Jon dhe është raportuar në Shqipëri, vetëm në lagunën e Butrintit, në qershor 2019.

Speciet janë rizbuluar në një dendësi të ulët të popullsisë (vetëm 11 individë të mbledhur) në përroin që ushqehet nga burimi në afërsi të liqenit të Butrintit. 

Share This Article