ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 4 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 5 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 6 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 6 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

“Lahem natën në liqen”… Shumë nxehtë në “vendlindjen” e Babagjyshit

albnews by albnews
25 July, 2025
in Bota
0
“Lahem natën në liqen”… Shumë nxehtë në “vendlindjen” e Babagjyshit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lapland, vendlindja simbolike e Babagjyshit në veri të Finlandës, po kalon një valë të paprecedentë të të nxehtit, me temperatura që prej më shumë se dy javësh po qëndrojnë rreth 30°C. Në qytetin e Rovaniemit, 500 kilometra mbi Rrethin Arktik, edhe vetë Babagjyshi është detyruar të bëjë thirrje për kujdes ndaj rrezikut të goditjes nga dielli.

“Sigurohuni që drerët të kenë ujë mjaftueshëm dhe mos harroni të pini një gotë çdo orë”, i këshillon ai elfët e tij që janë të zënë duke përgatitur dhuratat për Krishtlindjet e ardhshme. Ndërkohë vetë Babagjyshi del vetëm në mbrëmje për një not në liqen, kur temperaturat bien disi. “Kostumi im i trashë është tepër i ngrohtë për këtë vapë”, thotë ai.

RelatedPosts

Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike

Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë

Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën

Sipas Institutit Meteorologjik Finlandez, valët e të nxehtit në Lapland janë një dukuri shumë e rrallë. Meteorologu Jaakko Savela thekson se kjo është vala më e gjatë e të nxehtit në rajon që nga viti 1972, atëherë zgjati 12 deri në 14 ditë, por këtë vit pritet të tejkalojë 15 ditë.

Temperatura më e lartë e regjistruar deri tani ka qenë 31.7°C në Ylitornio dhe Sodankylä, rreth 10°C mbi mesataren sezonale për Laplandën. Në fshatin e Babagjyshit, termometri në diell ka shënuar madje edhe 33°C.

Ndërsa kjo valë specifike e të nxehtit nuk lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike, ekspertët theksojnë se pa ndikimin e klimës, temperaturat do të kishin qenë ndjeshëm më të ulëta.

Profesori Jeff Weller nga Universiteti i Oulus, i cili është edhe kryetar i Kërkimeve për Universitetin e Arktikut, thotë: “Tani çdo ditë në botë është e prekur nga gjurmët e ndryshimeve klimatike, qoftë në formën e të nxehtit ekstrem apo reshjeve të rrëmbyeshme”. Sipas tij, valët e të nxehtit si kjo do të bëhen më të shpeshta dhe më intensive në të ardhmen.

Ndikimi nuk po ndjehet vetëm te njerëzit. Drerët, që zakonisht lëvizin të lirë në pyje dhe male, po tërhiqen drejt fshatrave dhe rrugëve për t’u shpëtuar mizave dhe mushkonjave që shumohen me shpejtësi në të nxehtë. Disa studiues madje parashikojnë se në të ardhmen mund të jetë e nevojshme ndërtimi i strehimoreve të mëdha për ta siguruar hije për këto kafshë arktike.

Turistët që zakonisht zgjedhin Laplandën për të ikur nga vapës verore, këtë vit janë gjetur të papërgatitur. Ndërkohë, Babagjyshi vazhdon punën në hije dhe pret orët e vona të ditës për të dalë jashtë, përndryshe rrezikon goditje nga të nxehtit për vetëm 10 minuta. “E kuptoj që një verë e nxehtë mund të jetë e këndshme për disa, por unë preferoj të ftohtin dhe borën. Dimri është më i mirë”, përfundon ai me buzëqeshje.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result