Lajçak: BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë vizionin e njëjtë për dialogun Kosovë-Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka thënë sonte se kjo është vizita e shtatë në Kosovë, si përfaqësues i BE-së.

Por, sipas tij, ajo që e bën këtë vizitë unike, është se janë së bashku me Escobarin, për të dërguar mesazh të qartë se BE-ja dhe SHBA-ja po bashkëpunojnë dhe për të treguar se ndajnë vizionin për Kosovën, e dialogun për normalizimin me Serbinë.

“Jam i lumtur se vizita ka ofruar mundësi për të diskutuar planin tonë për muajt e ardhshëm e javët e ardhshme me presidentin, me kryeministrin. E do të vazhdojmë diskutimet tona. Do të qëndrojmë deri të mërkurën, do të na ndihmojnë të kemi pamje të qartë se çfarë të presim në të ardhmen çfarë të presim në të ardhmen e të shtyjmë procesin para. Do të informojmë për vizitën. Në këtë pikë dua të them se jemi të lumtur që jemi këtu bashkë”, ka thënë ai.

Share This Article