Lajçak darkë pune me Bislimin: Ramë dakord për hapat e ardhshëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në një darkë pune me zv.kryeministrin e Kosovës Besnik Bislimin, ku në fokus të bisedimeve ishin aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit.

Në një njoftim të zyrës së kryeministrit, thuhet se Kosova është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen reciproke.

Republika e Kosovës është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke”, thuhet në njoftim.

Ndërsa Lajçak, në një postim në rrjetin social X, teksa publikon foton me Bislimin, shkruan se në takimin me këtë të fundit u diskutua takimin e 26 tetorit, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me liderët e BE-së.

Lajçak ka vënë theksin te nevoja e zbatimit të plotë dhe pa parakushte të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, të arritur në Ohër.

Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të përcjellë takimin e fundit me liderët evropianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne ramë dakord edhe për hapat e ardhshëm”, shkruan Lajçak.

Share This Article