Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pasi ka përfunduar vizitën treditore në Kosovë thotë t’i ketë informuar shtetet anëtare të BE-së për këtë vizitë.
Ai thotë të kenë rënë dakord që dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë në BE.
“Para se të largohesha nga Prishtina sot, unë informova shtetet anëtare të BE-së për vizitën time. Ne ramë dakord që dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe BE pret vazhdimin e tij”, ka shkruar Lajçak në Twitter.