Lajçak diskutoi për dialogun Kosovë-Serbi me zyrtarët gjermanë dhe Stuart Peach

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, këtë të premte ka njoftuar se ka diskutuar për dialogun me përfaqësues të qeverisë gjermane dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe me të dërguarin e qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach.

Kyu është një diskutim që vjen direkt përpara takimit të paralajmëruar në nivelin më të lartë në Bruksel.

Lajçak fillimisht në Berlin, siç tha ai, ka pasur diskutime të rëndësishme në selinë e kancelares gjermane dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme për gjendjen e dialogut dhe mënyrën e arritjes së progresit, para takimit të dialogut në Bruksel javën e ardhshme.

Të fokusuar në nevojën për përparim në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e fortë të Gjermanisë“, ka shkruar Lajçak.

Share This Article