“Lajçak ishte një fatkeqësi në punën e tij”, eurodeputeti gjerman: Shpresoj të mos i turbullojë edhe raportet e BE-së me Zvicrën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer ka reaguar sot lidhur me punën e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Butikofer në një postim në platformën X shkruan se Lajçak ka qenë një fatkeqësi në punën e tij, gjersa duke ironizuar thotë se shpreson që nuk do t’i turbullojë marrëdhëniet edhe mes Zvicrës dhe BE-së.

“Lajçak ka qenë një ‘fatkeqësi’ në punën e tij të mëparshme…Shpresoj që ai nuk do t’i turbullojë edhe marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe Bashkimit Evropian”, shkruan deputeti gjerman i PE-së.

Ndryshe, Lajçak është kritikuar nga krerët e shtetit të Kosovës dhe nga njohës të politikës për qasjen e tij të njëanshme në favor të Serbisë në dialogun me Kosovën.

Ndërkaq, në kuadër të rotacioneve të mëdha në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër. Siç është raportuar Lajçak do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti.

Share This Article