ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tre shenja të horoskopit që po tërheqin personin e ëndrrave të tyre këtë sezon  5 minutes ago
Katër ngjarje të rënda brenda disa orësh në vend/ Tritol tatimorit në Shkodër, i biri vret babanë në Durrës, vrasje në Tiranë dhe Berat 6 minutes ago
Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës 51 minutes ago
Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari 54 minutes ago
SHBA godet trafikantët e drogës në Oqeanin Paqësor, 14 të vrarë në sulmet ndaj katër anijeve 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Lajçak, koha për të ikur

albnews by albnews
2 July, 2023
in Kosova, Opinion
0
Lajçak, koha për të ikur
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Lutfi Dervishi

 Lupë mbi Kosovën dhe dylbi mbi Serbinë

RelatedPosts

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja

Miroslav Lajçak, prej tre vitesh i dërguari i BE-së për procesin e normalizimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, e ka mbushur kupën dhe duhet ta pijë që të mos derdhet.

E ka mbushur kupën jo aq me të shkuarën e tij:

-vjen nga një vend që nuk e ka njohur Kosovën (nuk dihet nëse dhe kur do ta njohë)

-ka  qenë ministër i jashtëm i Sllovakisë duke i dhënë porosi trupit diplomatik sllovak që të thoshte kudo se nuk e njohim Kosovën.

– ka  miqësi të konsoliduar në Serbi

Lajçak e ka mbushur kupën me qëndrimet e njëanshme në dialog që rrezikojnë paqen në rajon. Kur ai mori detyrën, tri vite më parë,  mes Kosovës dhe Serbisë flitej për normalizim. Sot kemi mbërritur në pikën që flitet për “ulje të tensioneve”

Nga një ndërmjetësues që duhet të dëgjojë dy palët, duhet të kujdeset për qasje gjithpërfshirëse dhe mbi të gjitha për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, Lajçak është shndërruar në rrezik për procesin e bisedimeve duke u bërë avokat i palës serbe dhe prokuror ndaj shqetësimeve të Kosovës.

Avokat i palës serbe deri në atë pikë sa edhe kur u njoh me  faktin se një prej serbëve të komitetit menaxhues për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe ishte ndërkohë deputete e zgjedhur e Parlamentit të Serbisë, pa ju dridhur syri tha se: “nuk ekziston ndonjë kufizim që ta ndalojë atë”!!!

Aktualisht gjithë puna e Lajçak përqëndrohet në mantrën: ajo çfarë kërkon Serbia duhet të plotësohet dhe për shqetësimet e Kosovës flasim më vonë.

Edhe kur nga ana e Kosovës i paraqiten zgjidhje konkrete dhe realiste, përgjigja e tij është: këtë nuk e pranon Serbia.

Kur Serbia shkeli angazhimet në Marrëveshjen Bazë për “mos pengim të Kosovës në anëtarësim në institucionet ndërkombëtare), vetëm një javë pas Ohrit, Lajçak që arrogancën ka nisur ta shfaqë edhe me shkrim, nuk gjeti  asnjë fjalë për të thënë.

Eshtë  Serbia që thyen angazhimet e marrë në marrëveshjen bazë, por presioni ushtrohet ndaj Kosovës.

Eshtë Kosova që ka firmosur gjithë marrëveshjet ndërkombëtare që i janë ofruar (Rambuje, planin e Ahtisaarit, Marrëveshjen e Brukselit dhe së fundmi marrëveshjen e Ohrit) dhe është Serbia që nuk firmos marrëveshje. Presioni sërish ushtrohet ndaj Kosovës. Vuçiq tallet me sponsorizuesit e planit franko-gjerman duke thënë se nuk firmos ngaqë i “dhemb dora” madje “do më dhemb dora edhe 4 vitet e ardhshme)

Janë mbi 20 marrëveshje që nuk janë respektuar nga Serbia, por presioni ushtrohet ndaj Kosovës për një pikë- asosacioni.

Kushtetuta e Serbisë e ka të shkruar që Kosova është pjesë e Serbisë. Nuk ka normalizm pa ndryshuar kushtetutën,në çdo kohë justifikimi është i gatshëm. Njohja reciproke duhet të jetë në qendër të çdo propozimi për normalizim. Te mosnjohja është dhe burimi i tensionit.

Siç ja vunë në dukje edhe europarlamentarët pak ditë më parë Miroslav Lajçak nuk sheh ku është burimi aktual i tensionit dhe ka problem me sytë për të dalluar kush është agresori dhe kush është viktima.

Se çfarë mendon Lajçak për dialogun u pa qartë në raportin që bëri para Parlamentit Europian. Në këtë raportim ai foli vetëm për “monologun” Kurti dhe jo për “dialogun” Kosovë- Serbi. Aq i një a Shem u shfaq Lajçak sa  të gjithë grupe parlamentare (EPP, S& D dhe të gjelbrit) e gozhduan për këndvështrimin e kufizuar dhe masat e zhbalancuara që favorizojne Vuçiq dhe Serbine!

 Në fakt burimi i tensionit është edhe në Ohër, ku sjellja skandaloze e Lajçak, me presion maksimal ndaj Kurtit dhe përkëdhelje neveritëse ndaj Vuçiq ka kontribuar në guximin e Serbisë për të bërë çfarë të dojë, që nga tallja/cinizimi duke mos nënshkruar marrëveshje, te shkelja e çdo angazhimi e deri te provokimet dhe veprimet e dhunshme ndaj KFOR-it, policisë e gazetarëve në Veri të Kosovës.

Që Lajçak ka humbur totalisht besimin e një pale, kjo nuk do mend e kalem, por që me sjelljen dhe aktet e tij po kontribuon për rritjen e tensionit kjo po provohet çdo ditë.

Në një anë Kosova jo vetëm e njeh Serbinë, por kërkon marrëdhënie normale në anën tjetër kemi Serbinë që nuk e njeh Kosovën. Në një anë kemi njërën palë që thotë: eja të merremi vesh, në anën tjetër kemi mesazhin: “ti për mua nuk ekziston”.

 Dhe kur edhe ndërmjetësi i BE-së rreshtohet me agresorin, dhe kur ky “lehtësues” vendos lupën për çdo gjë në Kosovë dhe dylbinë për atë çfarë bën Beogradi  është koha për t’i thënë e shkruar vetëm dy gërma: ik

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tre shenja të horoskopit që po tërheqin personin e ëndrrave të tyre këtë sezon 

Tre shenja të horoskopit që po tërheqin personin e ëndrrave të tyre këtë sezon 

28 October, 2025
Katër ngjarje të rënda brenda disa orësh në vend/ Tritol tatimorit në Shkodër, i biri vret babanë në Durrës, vrasje në Tiranë dhe Berat

Katër ngjarje të rënda brenda disa orësh në vend/ Tritol tatimorit në Shkodër, i biri vret babanë në Durrës, vrasje në Tiranë dhe Berat

28 October, 2025
Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

28 October, 2025
Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

28 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result