I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se me dialogun e udhëhequr nga BE-ja, Kosova dhe Serbia do të ballafaqohen me trashëgiminë e së kaluarës.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se të dyja vendet duhet të ecin drejt një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për popujt e tyre.
“Me dialogun e udhëhequr nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë një platformë për t’u ballafaquar me trashëgiminë e së kaluarës dhe të ecin drejt një të ardhme më të mirë, më të sigurt dhe më me prosperitet për popujt e tyre, komunitetet dhe shoqëritë si pjesë e familjes sonë evropiane”, ka thënë ai.