Lajçak: Kosova ende pa liberalizim, situata s’po ecën si duhet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbisë, Mirosllav Lajçak, pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, ka theksuar edhe një herë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm.

“18 vjet pas takimit të Selanikut, ku u shqiptua një deklaratë për të ardhmen e BE-së, ne ndodhemi në një situatë ku vetëm një shtet i Ballkanit Perëndimor është bërë anëtar i BE-se, me Serbinë që s’ka pasur përparime, të tjerët presin dhe dy të tjera shpresojnë ta marrin së shpejti. Kosova ende s’ka liberalizim të vizave, kjo tregon që situata nuk po ecën si duhet. Prandaj është e rëndësishme të nisim një dialog për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Prandaj do të ketë shumë aktivitete këtë vit”, tha Lajçak.

Lajçak tha se do të bëjë maksimumin për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit e shteteve në Bashkimin Evropian.

“Gjashtë partnerë të Ballkanit Perëndimor, kanë perspektivë të qartë për një anëtarësim të ardhshëm. Shpejtësia e procesit varet nga të dyja palët, është e rëndësishme që çdo shtet të ndihet i detyruar ndaj normave të BE-së dhe që është pjesë e zgjidhjes evropiane dhe jo pjesë e problemeve. Unë do të bëj maksimumin për të përshpejtuar këtë proces, kjo ka të bëjë edhe më reformat me shtetet anëtare të ardhshme”, tha ai./klankosova.tv/

Share This Article