Lajçak: Kurti dhe Vuçiç me frymë mosbesimi në rrugën drejt normalizimit të raporteve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak është shprehur pesimist se Kurti dhe Vuçiç nuk janë duke i besuar njëri-tjetrit në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Të dyja palët na thonë: le të bëjë pala tjetër atë që ju dëshironi ta bëjë, dhe ne premtojmë që do ta bëjmë pjesën tonë. Por, nuk funksionon ashtu. Filozofia jonë është që ‘ju duhet të bëni diçka, ashtu që të mund të merrni diçka’, hap pas hapi, duke ndërtuar besimin”, tha Lajçak.

Duke folur në kuadër të “Forumit të Prespës për Dialog”, të mbajtur në Strugë të Maqedonisë së Veriut, Lajçak tha se “për të çuar përpara procesin, duhet të ketë pajtim, dialog, guxim dhe vizion”.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale.

Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe protestojnë vazhdimisht para ndërtesave komunale prej 29 majit.

Share This Article