Lajçak: Muajt e ardhshëm të rëndësishëm për marrëdhëniet BE-BP

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i diplomacisë sllovake, Miroslav Lajçak deklaroi se muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai paralajmëroi për rreziqe me të cilat mund të përballet BE-ja nëse nuk dërgon një sinjal të qartë për rajonin.

”E rëndësishme është të gjendet një konsensus i ri për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të përmirësohet politika e zgjerimit dhe të përgatitet samiti i majit midis BE-së dhe Ballkanit”, deklaroi Lajçak

”Muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm për marrëdhëniet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Lajçak në konferencën për sfidat strategjike të BE-së në Ballkanin Perëndimor në vitin 2020, që po zhvillohet në Berlin.

”BE-ja duhet ta tregojë ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi ai.

”Shpesh mbështetemi në strategjinë e komunikimeve, por duket se harrojmë se njerëzit në rajonin e Ballkanit Perëndimor i lexojnë nuancat e sinjaleve që u dërgojmë”, shtoi Lajçak.

Share This Article