Lajçak nga Mitrovica:  Ura e Ibrit nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me të parin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamzën ka ecur mbi urën e lumit Ibër për të vazhduar drejt veriut të Kosovës.

Lajçak nga Mitrovica tha se ura nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë, por vetëm kur të pajtohen të dyja palët.

Lajçak e kaloi Urën e Ibrit në këmbë, i shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Emisari i BE-së është në veri, te Shtëpia e Evropës, ku do të ketë takim me shoqërinë civile.

Ndryshe, Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti deklaroi para mediave se sot pasdite do të vizitoj edhe veriun e Kosovës, sipas tij, për ta kuptuar dhe parë “vetë situatën atje” duke shpresuar se “do të ketë një zgjidhje politike për t’u fokusuar në normalizim dhe marrëveshje”.

Share This Article