ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku 2 hours ago
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri 3 hours ago
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës? 4 hours ago
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses 7 hours ago
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Lajçak pas takimit të Ohrit: Ishim më ambiciozë, por marrëveshja është e detyrueshme

albnews by albnews
22 March, 2023
in Kosova
0
Lajçak pas takimit të Ohrit: Ishim më ambiciozë, por marrëveshja është e detyrueshme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Marrëveshja e arritur në fundjavë mes presidentit serb Aleksander Vuçiç dhe kryeministrit Albin Kurti përfaqëson një pikë kthese në procesin e normalizimit të marrdhënieve mes dy vendeve.

Kështu mendon i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhe Euroneësin serb. Ai thotë se marrëveshja e Ohrit është e detyrueshme dhe se palët duhet të zbatojnë të gjitha pikat e saj.

RelatedPosts

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë

EMRI/ U përpoq të parandalonte vjedhjen, vritet shqiptari në Nju Jork

“Preferenca jonë, si lehtësues të BE-së, ka qenë që dokumenti të nënshkruhet. Presidenti Vuçiç e ka bërë mjaft të qartë se nuk është në pozicion për ta nënshkruar këtë dokument. Ne kemi bërë përsëri disa propozime se si të trajtohet çështja, por ato janë refuzuar. Në fund, kemi rënë dakord që ky dokument të formalizohet përmes njoftimit të Përfaqësuesit të Lartë Borrell, gjë që ka ndodhur të shtunën. Kjo është plotësisht në përputhje me praktikën juridike ndërkombëtare. Pra, kjo do të thotë se ky dokument është i detyrueshëm, është zyrtar, është formal”, tha Lajçak.

Lajçak thekson se pjesë e detyrimeve që burojnë nga pranimi i marrëveshjes është neni 4 që i kërkon Serbisë të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, ndërsa Kosova sipas tij ka detyrim të fillojë menjëherë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Dua të jem i qartë, Neni 7 nuk përfshin zotime të reja për Kosovën. Neni 7 flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar. Kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin që themelimin e një lloj asociacioni të komunave me shumicë serbe. Përndryshe, kjo do të nënkuptonte Nenin 10, që thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, plus Nenin 7, pra aranzhime shtesë, që nuk do të kishte logjikë”.

Ai e pranoi se BE kishte një plan më ambicioz: nënshkrimin e Marrëveshjes për normalizim dhe një draft-aneks me afate kohore dhe detyra të qarta. Por palët nuk ranë dakord për të gjitha pikat dhe se propozimi kishte ndryshuar. Kryeministri Albin Kurti tha të martën se presidenti serb e kishte refuzua ofertën e tij për vetë menaxhim të serbëve të Kosovës në një asociacion, ndërsa i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të dënojë Vuçiç për mosnënshkrim të ujdisë. Vuçiç sakaq, sfidoi me herët ndërkombëtarët duke thënë se do të zbatojë vetëm pikat që nuk shkelin vijat e kuqe.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

14 November, 2025
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

14 November, 2025
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

14 November, 2025
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result