Lajçak reagon pas takimit me Vjosa Osmanin: U pajtuam t’i vazhdojmë diskutimet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

21:59 – 20.09.23E.D

Emisari i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar në Twitter çfarë ka biseduar me presidenten, Vjosa Osmani në New York.

Lajçak ka thënë se kanë folur për zhvillime në dialog dhe avancimin e zbatimit të marrëveshjes.

Ai ka thënë se kanë rënë dakord me presidenten e Kosovës që të vazhdojnë diskutimet.

“Pata një bisedë të detajuar dhe të dobishme me Presidenten Vjosa Osmani mbi zhvillimet në dialog dhe rrugën përpara në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë”, ka shkruar Lajçak, të mërkurën.

Lajçak është kritikuar ashpër në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili të hënën gjatë një konference për media ka thënë se Lajçak ka qenë i koordinuar me Aleksandër Vuçiçin, presidentin e Serbisë.

Për të, Kurti është ankuar duke dërguar letra në Uashington, Berlin, Paris e Romë. Pos Kurtit edhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë akuzuar rëndë Lajçakun.

Share This Article