Lajçak: Takimet Kurti-Vuçiq nuk kanë qenë edhe aq produktive, normalizimi i marrëdhënieve është përgjegjësi e tyre

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, deklaroi se takimet e deritashme Kurti-Vuçiq nuk kanë qenë edhe aq produktive nga perspektiva diplomatike.

Në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën në Prishtinë, Lajçak tha se janë duke punuar që takimi i radhës mes palëve të japë rezultate.

“Ju e dini që i kemi pasur dy takime në kuadër të dialogut, që nga formimi i Qeverisë Kurti. Nga perspektiva diplomatike nuk kanë qenë edhe aq produktive dhe për këtë arsye jemi angazhuar në takime individuale me të dyja palët”.

“Po sigurohemi që takimi i radhës të japë rezultate. Nuk dëshirojmë që ata të takohen dhe ta kritikojnë njëri-tjetrin, por të pajtohen për gjëra të rëndësishme për qytetarët, Kosovën dhe Serbinë”, pohoi emisari i BE-së.

Ai tutje tha se janë duke punuar për takimin e radhës, dhe sipas tij, ekipi negociator po funksionin mirë, por se normalizimi i marrëdhënieve është përgjegjësi e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. “Jemi duke punuar për takimin e radhës. Ndjej se e kemi momentumin që të fillojmë takime më të rregullta. Ekipi negociator po punon mjaft mirë, por normalizimi i marrëdhënieve është përgjegjësi e udhëheqësve”.

Share This Article