Lajçak takon diplomatë gjermanë, i falënderon për mbështetjen në dialogun Kosovë-Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, një javë para takimit të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, ka zhvilluar takime me diplomatë gjermanë në Berlin, të cilët i ka falënderuar për angazhimin dhe mbështetjen e tyre në këtë proces.

Lajçak, përmes rrjetit social “X”, bëri të ditur se ka pasur takime të rëndësishme në Kancelarinë gjermane për të marrë mbështetje në progresin e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit në mes të Kosovës e Serbisë.

“Sot pata diskutime të rëndësishme me përfaqësues të diplomacisë gjermane për ecurinë e dialogut dhe gjendjen para takimit të javës së ardhshme. U përqendruam ne nevojën për progresin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Faleminderit Gjermanisë për mbështetjen e fortë”,- shkruan Lajçak.

Share This Article