Lajçak tregon detajet nga takimet me Kurtin dhe Vuçiçin: Veriu i Kosovës duhet të normalizohet urgjentisht

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Mioslav Lajçak për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka shkruar për takimet që ka zhvilluar me Kurtin, Vuçiçin, Bislimin dhe Petkoviçin.

Përmes një shënimi në rrjetin social në Facebook, Lajçak paraqet detajet e takimeve duke theksuar se ai është angazhuar në një bisde të gjatë dhe konstruktive për situatën në veri të Kosovës.

 “Ne u angazhuam në një bisedë të gjatë dhe konstruktive për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën drejt de-përshkallëzimit, në përputhje me deklaratën e BE27 nga 3 qershori dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Dialogut” , ka shkruar Lajçak.

Ai tregon më tek se kur është kthyer në Bruksel është takuar edhe me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi dhe me kryenegociatorin e Serbisë Petar Petkoviçin.

I kushtuam orë të gjata diskutimeve mbi një listë gjithëpërfshirëse të çështjeve të Dialogut, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin e nevojshëm në veri. Ne ramë dakord që të vazhdojmë këto diskutime dhe punën tonë për disa dokumente në periudhën e ardhshme”, ka njoftuar Lajçak.

Ndërkohë ai ka sqaruar se është takuar dhe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Ne ramë dakord për rëndësinë që urgjentisht të ndërmerren hapa për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka përfunduar Lajçak.

Postimi tij:

Miroslav Lajčák

Starting this week, I had the pleasure of attending the 25th International Symi Symposium in the beautiful setting of the 🇬🇷 Greek island of Crete. This gathering provided an excellent platform to engage with numerous friends, colleagues, and interlocutors, discussing pertinent global issues resonating in today’s international arena.
On the margins of the gathering, I had a valuable meeting with 🇽🇰 Kosovo Prime Minister Albin Kurti. We engaged in a lengthy and constructive co…Altro…

Potrebbe essere un'immagine raffigurante 6 persone, tabella e bevanda
Potrebbe essere un'immagine raffigurante 2 persone, redazione, ufficio e testo
Potrebbe essere un'immagine raffigurante 2 persone, vestito elegante, redazione e ufficio
Potrebbe essere un'immagine raffigurante 2 persone e testo
Share This Article