Lajçak: Zgjidhja Kosovë – Serbi do të jetë e dhimbshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, është pjesëmarrës në panelin e Forumit të Sigurisë në Beograd, i cili është duke u mbajtur virtualisht.

Lajçak në fjalimin e tij në këtë Forum ka thënë se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e dhimbshme.

“Tri qëllimet e procesit- normalizimi i marrëdhënieve, zgjidhjet në pajtim me normat dhe vlerat evropiane që sjellin rajonin më afër, kontributin në stabilitetin rajonal. Zgjidhja do të jetë një kompromis i dhimbshëm, por ata që e bëjnë do të jenë në anën e duhur të historisë”, ka thënë diplomati sllovak. 

Share This Article