Pas Kosovës, ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, vizitoi dhe Serbinë, në tentativë për të ringjallur bisedimet.
Por e vetmja gjë që mori, për të 100 herë, ishte propaganda e vazhdueshme e presidentit Aleksandër Vuçiç.
Ky i fundit iu ankua Lajçakut për ato që i konsideroi “kushte pothuajse të pamundura për jetën e popullatës serbe në Kosovë.
“Për popullin tonë në Kosovë, ne mbetemi mbështetje dhe mbrojtje e pa kompromis e vatrave dhe të ardhmes së tyre”, ka shkruar Vuçiç.
Ai gjithashtu kërkoi sërish që Brukseli t’i bëjë presion Kosovës për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ndërsa ndërmjetësuesi i BE-së tha se pati një bisedë të hapur me presidentin serb për gjendjen aktuale në dialog. “Ne u pajtuam për hapat e radhës në vijim”, njofton Lajçaku.