Karim Benzema mund të bëjë një rikuperim sensacional për të luajtur në fazën e eliminim direkt në Kampionatin Botëror.
Francës iu dha një goditje në prag të turneut kur sulmuesi u tërhoq nga skuadra për shkak të një lëndimi në kofshë që vlerësohej se do ta mbante jashtë për tre javë.
Por, raportimet e bujshme nga Spanja kanë sugjeruar se ylli i Real Madridit mund të rikuperohet më shpejt se sa pritej dhe mund t’i bashkohet skuadrës më herët se sa pritej.
Benzema ka postuar një foto në Instagram teksa po rikuperohet nga lëndimi
Benzema nuk u zëvendësua kurrë, kështu që mund të lidhej teknikisht me Les Bleus, por burimet franceze po i zvogëlojnë gjasat që kjo të ndodhë, raporton The Sun.
Franca tashmë është kualifikuar nga Grupi D pasi mposhti Australinë dhe Danimarkën dhe ka të ngjarë të ndërrojë skuadrën e saj kundër tunizianëve nesër.
Me rikthimin e Benzeman në fazën e eliminimit direkt, padyshim se do të ishte një motiv shtesë për Gjelat që të bënin edhe më mirë për të mbrojtur titullin e tyre si kampion botëror.