Lajm i keq për shqiptarët në Londër, Britania ndryshon rregullat për deportimet!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria britanike planifikon të përshpejtojë deportimin e emigrantëve të refuzuar dhe shtetasve të huaj me precedentë penalë, duke i larguar ata përpara se të kenë mundësi të apelojnë vendimet.

Sipas The Telegraph, autoritetet kanë identifikuar 25 vende të konsideruara “të sigurta”, ku mund të kryhen kthime të menjëhershme. Në këtë listë përfshihet edhe Shqipëria, krahas vendeve si India, Nigeria dhe Brazili.

Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se vitin e kaluar në këtë kategori përfshiheshin rreth 1,750 shtetas shqiptarë, të cilët ishin azilkërkues të refuzuar ose persona me precedentë penalë. Sipas planit të ri, këta individë mund të deportohen menjëherë pas refuzimit të kërkesës, ndërsa e drejta e apelimit do të ushtrohet nga vendi i origjinës.

Qeveria argumenton se masa synon të ulë numrin rekord të apelimeve dhe kostot për strehimin e emigrantëve, ndërsa ministrat e përshkruajnë qasjen si “të vendosur, por të drejtë”.

Megjithatë, organizatat për mbrojtjen e refugjatëve dhe disa deputetë laburistë paralajmërojnë se deportimet para apelimit mund të çojnë në kthimin e personave që më vonë mund të rezultojnë me të drejtë për azil.

Share This Article