Lajm i rëndë në futbollin gjerman, gjendet i vdekur një tifoz në kampin stërvitor të Schalkes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një lajm i rëndë ka goditur klubit e madh gjerman Schalke 04 gjatë fazës përgatitore që po kryejnë në Austri.

Gjatë ditës së sotme një tifoz është gjetur i vdekur në kampin stërvitor në Mittersill të Austrisë.

I vdekuri ka qenë një tifoz i madh i Schalke 04 dhe ka qenë klubi gjerman që ka dhënë lajmin për vdekjen e tij.

Megjithatë në lajmërimin nga Schalke 04, nuk bëhet të ditura arsyet që quan në vdekjen e tifozit të tyre.

“Lajm i rëndë për familjen e klubit Schalke 04. Një tifoz i yni vdiq në kampin stërvitor në Mittersill për arsye që ende janë të paqarta”.

“Mendimet e Schalke 04 shkojnë në këto momente për familjen dhe miqtë e tij. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për ta”, ka shkruar Schalke në faqen zyrtare.

Në këtë qendër stërvitore ditën e djeshme (e mërkure), Schalke 04 u përball në një ndeshje miqësore me klubin italian Salernitana, ku tifozi i ndjerë ishte i pranishëm në atë sfidë.  

Share This Article