Lajm shumë i keq për Gjermaninë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Timo Werner, i cili u dëmtua në fitoren 4-0 të Leipzig ndaj Viktoria Plzen, do të mungojë në Botëror.

Sulmuesi gjerman ndrydhi kaviljen gjatë një dyluftimi dhe vizitat mjekësore treguan se dëmtimi është i rëndë dhe se Werner do të qëndrojë gjatë jashtë fushave.

Ky dëmtim vë në vështirësi trajnerin e kombëtares, Hansi Flick, i cili ka shumë pak sulmues në dispozicion për në Katar. Reagimi i tij ndaj lajmit të dëmtimit të sulmuesit kryesor ishte ky:

“Është një lajm shumë i keq. Më vjen shumë keq për Timon, sepse kishte shumë dëshirë të luante këtë Botëror. Është një humbje e madhe për ne”.

Share This Article