Laburistja Rosie Duffield ka dhënë dorëheqjen pasi pranoi shkeljen e bllokimit për të takuar të dashurin e saj. Deputetja e Canterbury kërkoi falje për takimin me partnerin e saj përpara se anëtarët e familjeve të ndryshme të lejoheshin të takoheshin në publik.
Sporti do të kthehet me takimin e parë konkurrues të garave që do të zhvillohet të hënën në Neëcastle, ndërsa qeveria ka dhënë të drejtë që nga kjo javë sporti elitar të zhvillohet pas dyerve të mbyllura.
Qeveria ka njoftuar se njerëzit vulnerabël, të cilët janë mbrojtur në shtëpi që nga marsi, tashmë do të lejohen të dalin nga shtëpia. Detajet do të njoftohen nga Sekretari i Komuniteteve, Robert Jenrick në konferencën për shtyp të së dielës në Downing Street.
Guvernatorët i kanë kërkuar qeverisë të heqë planet që të gjithë nxënësit e shkollave fillore të kthehen në shkollë para fundit të afatit të verës.
Deri të hënën, të katër vendet në Mbretërinë e Bashkuar duhet të kenë udhëzime në fuqi që lejojnë më shumë se dy njerëz të takohen jashtë./BBC