- Në Angli, lokalet ose “aktivitete të tjera” mund të mbyllen që të lejohet rihapja e shkollave muajin tjetër, ka thënë një shkencëtar që këshillon qeverinë. Prof. Graham Medley tha për BBC se mund të duhet një “shkëmbim”, që rihapja e shkollave që shihet si “një përparësi” për mirëqenien e fëmijëve.
- Më shumë se dy milion njerëz, të cilët po mbrohen kundër koronavirusit në pjesën më të madhe të Anglisë, Skocisë dhe Irlandës së Veriut tani mund të lenë shtëpinë e tyre dhe të kthehen në punë.
- Banorët në vendpushimet e njohura kanë thënë se ata janë “shumë të frikësuar” për të bërë pazare ushqimesh për shkak të dyndjes së vizitorëve nëpër rrugë të ngushta dhe injorimin e distancës sociale.
- Bizneset që kanë liruar stafin gjatë pandemisë së koronavirusit duhet të fillojnë të kontribuojnë në skemën e qeverisë për mbajtjen e vendeve të punës.
- Dita e premte, kur Mbretëria e Bashkuar regjistroi ditën e tretë më të nxehtë ndonjëherë, ka qenë dita më e ngarkuar në më shumë se katër vite për rojet bregdetare, të cilët janë angazhuar në më shumë se 300 incidente./BBC
Lajmet më të fundit nga Mbretëria e Bashkuar


