Lajmet për dërgimin e ujit të Syrit të Kaltër drejt Italisë pas pushimeve të Melonit në Vlorë, deputetja e PD: Do të ishte çmenduri dhe papërgjegjshmëri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cilëson çmenduri dhe papërgjegjshmëri një projekt të përmendur kohët e fundit në media, për të çuar ujin e Syrit të Kaltër drejt Puglias në Itali.

Komentet Zhupa i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku shprehet se mediat po raportojnë këto lajme dhe vendosjen e tubacioneve pas pushimeve të kryeministres italiane Giorgia Meloni në Vlorë, ku u prit nga homologu shqiptar Edi Rama.

Ajo shtoi se do të kërkojë informacion zyrtar në lidhje me planet konkrete që ka qeveria shqiptare për këtë park natyror.

Reagimi i Zhupës:

SYRI KALTËR NUK ËSHTË MALL NË SHITJE!

Dje dhe sot mediat japin lajme në lidhje me vendosjen e tubave tek Syri i Kaltër me qëllim furnizimin me ujë të rajonit të Puglias në Itali. Edhe vizita miqësore e kryeministres Meloni, lidhet me këtë sipas burimeve mediatike.

Nuk është hera e parë që dëgjohen të tilla përpjekje me Italinë dhe me Greqinë por do ishte cmenduri, papërgjegjshmëri dhe antiligjore një projekt i tillë me cilindo shtet.

Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie natyrore.

Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por ska shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje me tubacione në Syrin e Kaltër. Aq më pak të mund të mendohet apo pranohet dicka e tillë për shtetet fqinje.

Si deputete përfaqësuese edhe e Finiqit, bashkisë ku ndodhet Syri i Kaltër do kërkoj informacion zyrtar në lidhje me planet konkrete që ka qeveria shqiptare për këtë park natyror.

Share This Article