ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus 12 hours ago
Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Lënda plasëse në portën e banesës së nënës së Gentian Zotos 12 hours ago
U kapën me 47 kg kanabis në makinë/ Arrestohen dy shqiptarët në Igumenicë 12 hours ago
Vrasja e biznesmenit, policia njoftim zyrtar: 43-vjeçari u gjet i vrarë në automjetin e parkuar 12 hours ago
DETAJE/ Vrasja e biznesmenit të karburantit në Elbasan, u qëllua me dy plumba në kokë në makinë! 12 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Lajosh Balog, la aktrimin për të vrarë shqiptarët

albnews by albnews
7 March, 2021
in Kosova
0
Lajosh Balog, la aktrimin për të vrarë shqiptarët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dëshmitë se ish-aktori serb, Lajosh Balog, kreu krime ndaj shqiptarëve thonë se janë të shumta.

Të gjesh dicka për të, duhet të kërkosh thellë.

E më në fund, në arkivat e Teatrit Kombëtar, gjendet edhe dëshmia.

RelatedPosts

Serbia mban për 4 orë në doganë ish-policin e Kosovës, Nexhat Pireva

Sukses historik për sportin e Kosovës, Islam Selmani nënkampion bote në karate…

Osmani në pritjen e organizuar nga Begaj: Çdo hap sot është amanet i heronjve tanë

Është ky, aktori serb, Llajosh Ballog, i cili në vitet e 80-90, ishte pjesë e Teatrit Kombëtar të Prishtinës.

E aktrimi i tij në këtë skenë, për atë që kolegët e thirrnin, Llajosh Drenica, përfundoi me fillimin e luftës së Kosovës.

Kjo pasi ai zgjodhi t`u bashkohet forcave serbe, për të kryer me pas, krime kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë.

Beqir Beqiri, i cili është organizator në këtë teatër nga vitet e 80ta, kujton kohen e paraluftës, kur punote me Llajosh Ballogun.

Beqiri thotë se Lajosh Balog, tërë kohën shoqërohej me aktorët shqiptarë, dhe fliste vetëm në gjuhën shqipe.

Ndërsa shton se gjatë punës në teater, asnjëherë nuk shfaqi urrejtje për shqiptarët.

Ky e kujton edhe një bisedë më të, kur e pyeti pse të quajnë Lajosh Drenica?

Ndërkohë, ish – kolegët shqiptarë në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, atë e kanë përshkruar si aktor të pakualifikuar, i divorcuar dhe gjithnjë të dehur.

E dëshmi se Lajosh Balog, iu bashkua foracve serbe, kanë edhe në Këshillin Koordinues për Personat e Zhdukur.

Madje, kryetari i këtij këshilli, Ahmet Grajçevci, thotë se Ballog, e kishte edhe njësitin e vet.

Ndërkohë pas luftës, Lajosh Balog, ishte i ftuar në një emision televiziv në Beograd.

E pikërisht këtu, Grajçevci thotë se e shfrytëzoi rastin, që publikisht ta akuzonte për krime të luftës ndaj shqiptarëve.

Ndërkohë, kjo video, është nga të paktat që Llajosh Ballog i ka në internet pasi u largua nga Kosova për në Serbi.

Në disa intervista në disa mediume serbe, ai pasluftës kishte deklaruar se është optimist se një ditë do të luaj përseri dramë në skenën Teatrit të Prishtinës.

Kur kanë kaluar dy dekada nga lufta, nuk dihet më për fatin e Lajosh Ballogut.

Për fatin e tij dhe nëse është nisur ndonjë hetim, nuk kanë dhënë detaje as na Prokoruria Speciale e Kosovës. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

30 November, 2025
Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Lënda plasëse në portën e banesës së nënës së Gentian Zotos

Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Lënda plasëse në portën e banesës së nënës së Gentian Zotos

30 November, 2025
U kapën me 47 kg kanabis në makinë/ Arrestohen dy shqiptarët në Igumenicë

U kapën me 47 kg kanabis në makinë/ Arrestohen dy shqiptarët në Igumenicë

30 November, 2025
Vrasja e biznesmenit, policia njoftim zyrtar: 43-vjeçari u gjet i vrarë në automjetin e parkuar

Vrasja e biznesmenit, policia njoftim zyrtar: 43-vjeçari u gjet i vrarë në automjetin e parkuar

30 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result