ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 7 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 7 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 12 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 12 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Lali në kërkim të ‘Hair Fermanit’

albnews by albnews
29 December, 2024
in Albania, Opinion
0
Protesta në Shkup: Duam ajër të pastër
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Erion Dasho

Askush nuk ka dyshim për arsyen e vërtetë të udhëtimit të Lalit hajdut të Boratit në SHBA.

RelatedPosts

Triumfi i heshtur i Mbretit Charles III

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

Takimi i tij më i rëndësishëm do të jetë me Alex Soros në përpjekje për të marrë një dekret faljeje nga pronari real i reformës në drejtësi dhe tutori de facto i liderëve kryeneçë të Ballkanit Perëndimor.

Ajo që i vendos vulën kësaj është qëndrimi i SPAK-ut, madje edhe i vetë Boratit të cilët pothuajse e kanë pranuar hapur në media se nuk janë të gatshëm ta vendosin Lalin në gijotinë pa u ardhur nga përtejdetit “katil fermani” i Sorosit të vogël.

Edhe dje Borati bëri një gjysmë mbrojtje të Lalit, ndonëse pa entuziazmin me të cilin mbronte Beqen e vet të koncesioneve.

Gjithsesi, në varësi të urdhrave që do të vijnë, intervista e djeshme në Zërin e Amerikës mund të pasohet me lëvizje në mbrojtje të Veliaj ose me intervista që dënojnë “hajdutin”, “armikun e ri të partisë” dhe “ngrënësin e dardhave”.

Nga ana tjetër SPAK-u ka krijuar një dosje me gabime të rënda procedurale (të paktën sipas mbrojtjes ligjore të Lalit) dhe nuk ka hetuar ende dy aferat më përvëluese të Lalit, atë të djegësve dhe 5D-në.

Me sa duket, edhe kalorësit e ndershmërisë së SPAK-ut janë duke pritur vendimin përfundimtar për Lalin.

Një “hair ferman” do të bënte që prokurorët e SPAK-ut të vazhdonin me hetimet gjysmake dhe periferike që mund të rezultonin në pafajësi ose dënime të papërfillshme të Lalit.

Krejt e kundërta do të ndodhte në rast të një “katil fermani”, i cili do të shënonte jo vetëm fundin politik të Velisë, por edhe do t’i hapte atij dyert e burgut për disa dhjetëra vite.

Ndërkohë nuk përjashtohen dy skenarë të tjerë:

Së pari, telashet që ka klani Soros me Presidentin në ardhje të SHBA-ve.

Kur mbetet më pak se muaj nga ardhja në pushtet e Trampit, Alex Soros dhe miqtë (ose ish-miqtë) e tjerë të Lalit mund të jenë duke u marrë me strategjinë e tyre të mbijetesës dhe të mos kenë as kohë dhe as dëshirë për t’u marrë me hallet e Lalit.

Ky skenar e lë Lalin në dorë të Boratit dhe SPAK-ut.

Së dyti, në mungesë të një fermani që e përcakton pa mëdyshje fatin e vet dhe, në varësi edhe të gjendjes psikologjike (e cila duket e rënduar kur sheh reagimin ditën e daljes nga SPAK dhe dy statuset e djeshme në përgjigje të deklaratave të opozitës), Lali mund të vendosë të marrë rrugën e Tigrit dhe të nisë jetën e të arratisurit të drejtësisë.

Inkursioni amerikan i Lalit në këtë fundviti nuk mund të mos jetë intrigues për shqiptarët të cilët kanë muaj të tërë që ndjekin telenovelën që ish-kolegët e sektit të rilindjen dhe ata të së ashtuquajturës drejtësi e re i kanë rezervuar “Mehmet Shehut” të dytë të Shqiptarëve.

Do të kthehet nga Amerika me “katil ferman”, “hair ferman”, apo nuk do kthehet aspak?

Për mendimin tim, asnjë skenar nuk është i përjashtuar…

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result