“Lali në sulm”/ Qendra Evropiane për Mediat: Jemi të tronditur! Veliaj duhet të kërkojë falje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) ka reaguar pas sulmit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt ndaj portaleve ‘JOQ’ dhe ‘LOLITA’. ECPMF shprehet se kjo është një cënim sigurie dhe shqetësim për dy individët që u përmendën nga Veliaj. Qendra Evropiane për Lirinë e Shypit kërkon nga kryebashkiaku një falje dhe një sigurim për jetën e individëve të përmendur.

“Jemi të tronditur që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj identifikoi individë gjoja pas dy faqeve anonime satirike Lolita dhe faqeve të tjera, duke çuar në shqetësime sigurie. Veliaj duhet të kërkojë menjëherë falje dhe të sigurojë që identitetet e individëve privatë të mbrohen siç duhet.”

Dy ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një eventi ku po diskutohej për transportin publik, denoncoi publikisht dy faqe online, që sipas tij i kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Ai zbuloi, se gruaja që fshihet pas “Lolita” është Anisa Caka-Metka, ndërsa pas JOQ fshihet Erland Dalliu. Me ta u mor edhe personalisht, duke u përmendur familjarët dhe fëmijët. E gjitha sepse e kritikuan në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në 14 maj.

https://www.facebook.com/ECPMF/posts/3354251201461747
Share This Article