Lamborghini shënon rekord fitimi në pandemi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndryshe nga shumica e kompanive tjera, prodhuesi italian i veturave sportive, Lamborghini, çuditërisht ka shënuar rekord të fitimit vitin e kaluar, ndonëse e mbylli fabrikën në Itali për dy muaj.

“Ne ishim të befasuar”, deklaroi shefi ekzekutiv i Lamborghinit, Stephan Winkelmann.

Ndonëse numri i përgjithshëm i veturave të shitura ishte pak më i vogël sesa në vitin paraprak, Lamborghini shiti vetura më të shtrenjta dhe të përgatitura në mënyrë të veçantë sipas porosive, duke ndikuar në rritjen e fitimit.

Kina ka ndikuar në shtimin e kërkesave për veturat e këtij prodhuesi dhe këtë vit ia zuri vendin Gjermanisë si tregu i dytë më i madh për Lamborghini, shkruan BBC.

Modeli më i suksesshëm në treg gjatë kësaj periudhe ka qenë vetura e lartë, Urus, që përbën 59 për qind të shitjeve të kompanisë në nivel botëror vitin e kaluar.

Blerësit e pasur kinezë kanë shfaqur dëshirë të madhe për vetura të larta luksoze, duke blerë numër të madh të tyre nga prodhuesit si Rolls-Royce, Bentley dhe Lamborghini.

Gjatë vitit 2020 u shitën 7.430 vetura Lamborghini në tërë botën, rreth 800 më pak se në vitin 2019, por fitimi erdhi nga shitja e modeleve me edicione të kufizuara, të cilat kushtojnë më shtrenjtë.

Share This Article