ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford 3 hours ago
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç 4 hours ago
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës 4 hours ago
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York 4 hours ago
Rubin në Hagë: Trajtim i pazakontë ndaj një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

albnews by albnews
19 September, 2024
in Shqiperia
0
Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili u nda papritur nga jeta ditën e djeshme (18 shtator) pas një arresti kardiak.

Kolegë e miq të ish-deputetit në një prononcim për “Jetë Shqiptare” pas homazheve të mbajtura në nder të Gerti Bogdanit në hollin e Kuvendit, kanë shprehur dhembjen e madhe për ngjarjen e rëndë.

RelatedPosts

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Fatos Nano feston 73-vjetorin e lindjes, Rama: Lideri historik që e ktheu partinë tonë në një forcë me sy e me zemër nga Europa

Rama reagon ndaj vendimit të gjyqtarit, i cili ka urdhëruar rikthimin në detyrë të ish-drejtorit të AMP-së në Vlorë: Mbrojti ata që shkelën ligjin, ndërkohë që shteti kërkoi ndëshkimin e tyre

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla do e kujtojë gjithnjë Gerti Bogdanin si një koleg të emancipuar dhe një kundërshtar politik të emancipuar.

“Gerti Bogdanin do e kujtoja si një koleg të edukuar, por edhe si një kundërshtar shumë të emancipuar”, u shpreh Balla.

Presidenti Bajram Begaj po ashtu i ka shprehu ngushëllime familjes së ish-deputetit.

Ish-kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka shprehur kënaqësinë që ka punuar me Gertin, ndërsa shprehet se Shqipëria humbi një qytetar të mirë, ndërsa politika humbi një politikan të devotshëm.

“Do e kujtoj gjithmonë si një qytetar të mirë, një djalë  I mrekullueshëm I politikës shqiptare, por edhe si djalë e koleg me të cilin kam pasur fatin të bashkëpunoj kur të dy ishim kryeminibashkiakë në Tiranë e më pas në Kuvendin e Shqipërisë. Shqipëria humbi një qytetar të mirë, politika po ashtu një politikan të devotshëm. I paharruar qoftë kujtimi”, u shpreh Nikolla.

Demokrati Luçiano Boçi thekson se Gerti Bogdani ishte shembull për politikën, ndërsa shprehet se ende nuk e beson që miku i tij nuk jeton më.

“Gerti ishte mik, bashkëpunëtor politik i shkëlqyer. është ai djali i artë, jo thjesht me medalje të arta siç e kanë përcaktuar edhe shokët e tij më të ngushtë. Ishte shembull frymëzues për të rinjtë, për mënyrën si duhet të ndërtojnë karrierën politike, për mënyrën si duhet të impostohen në politikë, si duhet ta performojnë ndershmërinë e përkushtimin e tyre në politik. Ishte familjar shembullor, i dashuruar me familjen, jetën, të bukurën.

Ishte dhe një mik i mirë, i gjendur dhe në situata të vështira dhe bashkëpunëtor i mirë në betejat tona politike. Nuk dua të vendos të shkuarën, do doja të ishte e tashmja dhe të flisja për një person që e kisha në krahë.

Moment i pabesueshëm, më duket sikur do jetë thjesht një çast dhe gjithçka do kthehet nga e para. Nderi dhe respekti ynë që ta kujtojmë e të mos e harrojmë. Na duheshin njerëz si Gerti në politikë, e na duhen shembuj si Gerti në politikë”, deklaroi Boçi.

Për Liri Berishën, bashkëshorten e kryedemokratit Sali Berisha, Gerti Bogdani ishte njeriu më i mirë që ka humbur shoqëria.

“Njeriu më i mirë që ka humbur shoqëria, familja, të gjithë ne. Ai ka qenë simbol I qytetarisë. Do e kujtoj me mirënjohje, dashuri për fisnikërinë, për fjalën e bukur që ka pasur”, tha Berisha.

Humbje të thellë e konsideroi edhe Ministri i Drejtëisë Ulsi Manja, ndarjen nga jeta të ish-deputetit Bogdani.

“Nga sot Tiranës do i mungojë një nga ccunat e saj më të mirë. Ne do na mungojë një mik i mirë dhe shok me shumë vlera. Ishte humbje e thellë”, u shpreh Manja.

Ngushëllime ka shprehur edhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u shpreh se Bogdani ka lënë pas kujtime të mira për gjithë opinionin publik.

“Një njeri plot kulturë, pozitivitet, solli shpresë e paqe. Solli menaxhim të mirë në njësinë që drejtoi dhe figurë me perspektivë e cila u ndërpre në mënyrë shokuese. La kujtime të mira për të gjithë që e njohën, mua dhe opinionin publik. Ngushëllime të sinqerta”, tha Meta.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se Gerti Bogdani ishte një person i rrallë, që dha një kontribut të rëndësishëm në diskursin politik të qytetit.

“Gerti ka qenë një djalë jashtëzakonisht i rrallë, një qytetar i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në diskursin politik të qytetit. Është fatkeqësi e madhe që një djalë kaq i ri largohet nga jeta, veçanërisht kur ka dhënë edhe kontribut publik. Ditë e trishtë për qytetin”, deklaroi Mazniku.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

16 September, 2025
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

16 September, 2025
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

16 September, 2025
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result