Lara Colturi bën historinë, shpallet kampione bote me flamurin shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lara Colturi shkruan historinë e sportit shqiptar, duke u shpallur kampione bote për të reja në ski.

Talentja 16-vjeçare, ka dominuar në disiplinën Super G në pistën e Saint Anton të Zvicrës, ku dominoi garën duke i dhënë kundërshtares Stefanie Grob një diferencë me 65 të qindtat, dhe italianes Alice Calaba 72 të qindtat.

Vajza e kampiones italiane Daniela Ceccarelli, që mori nënshtetësinë shqiptare së bashku me të ëmën që mban edhe postin e trajneres së Kombëtares kuqezi, shihet si një nga protagonistet e skive në të ardhmen, dhe titulli i sotëm e tregon më së miri.

Share This Article