Gara për të zëvëndësuar Liz Truss në Britani ka nisur para se ajo të japë sot dorëheqjen në mënyrë zyrtare.
Përveç Ben Wallace, ndër emrat e përmendur si pasardhës të mundshëm janë edhe Rishi Sunak, Penny Mordod dhe ministrit të ri të financave, Jeremy Hunt.
Wallace, i cili vendosi të mos tërhiqet në garën për të pasuar Boris Johnson gjatë verës, tani po promovohet nga disa deputetë si lideri i ardhshëm i konservatorëve.
Megjithatë, sipas një burimi të Ministrisë së Mbrojtjes se Wallace nuk po kërkonte të merrte në dorë frenat e konservatorëve: “Sekretari i Mbrojtjes është i fokusuar në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe sigurinë e Britanisë dhe aleatëve tanë.
E ardhmja jonë si qeveri dhe si Parti Konservatore qëndron në demonstrimin dhe sigurimin e stabilitetit”.
Udhëheqësja e grupit konservator në Dhomën e Komunave, Penny Mordant, e cila doli e treta në garën e fundit të lidershipit të partisë, thuhet gjithashtu se dëshiron të zëvendësojë Truss-in nëse kjo e fundit detyrohet të japë dorëheqjen.
Rishi Sunak ka qëndruar kryesisht larg Westminsterit, por në Londër flitet për zëvendësimin e Truss nga një dyshe Mordant dhe Sunak. Deputetët e zakonshëm konservatorë vërejnë se mungesa e një “kandidati të dukshëm” për të marrë drejtimin e Downing Street mund të ndihmojë Truss të mbijetojë më gjatë.
Brenda gjashtë javësh, politikat ekonomike të kryeministres kanë shkaktuar krizë financiare, ndërhyrje emergjente të bankës qendrore, kthesa të shumta dhe shkarkimin e shefit të saj të Thesarit.