Largimi i Shehit, Tirona Fanatics kundër Presidentit Halili, i kujton mesazhin e dikurshëm: Pranoje që je mashtrues

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tirana pezulloi ditën e sotme trajnerin Orges Shehi. E vetmja gjë që i mban palët të lidhura bashkë është kontrata, ndërsa klubi bardheblu ka bërë me dije se do të paguajë Shehin deri në fund të edicionit.

Tifogrupi i Tiranës, Tirona Fanatics ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shpreh pakënaqësinë për këtë vendim. Në publikimin e bërë, Fanatics kujtojnë mesazhin e disa viteve më parë ndaj Presidentit të klubit, Halili. “Tregohu i sinqertë, pranoje që je mashtrus”- shkruhet mes të tjerash në Facebook.

Postimi:

“Tregohu i sinqerte pranoje qe je mashtrus”!

Emri i Tirones eshte shume here me i madh se pafytyresia dhe amatorizmi qe vazhdon te “lulezoje” te drejtuesit e “Kf TirAna”…

Shkarkimi i trajnerit ne kete lloje menyre nuk i sherben askujt pervec deshirave perverse per tu bere pjese e formacionit te atyre qe nuk e meritojne as te jene pjese e bardhe e bluve!

Ne kurre nuk do te heshtim ndaj asnje padrejtesie e kurre nuk do te heshtim ndaj askujt!

Askush nuk lu dot me TIRONEN!

Tirona Fanatics 2006

Share This Article