Largimi nga Arsenali, Xhaka nuk hesht më: Të gjithë donin të më hiqnin qafe, përveç dikujt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Granit Xhaka u largua nga Arsenali në verë, pas disa vitesh qëndrimi në Londër. Mesfushori shqiptar kaloi te Leverkusen, skuadër me të cilën po bën paraqitje të mira.

Xhaka ka dhënë një intervistë për “The Athletic”, ku ka zgjedhur të flasë për të kaluarën. Lojtari shprehet se Arsenali nuk e ka respektuar dhe se i vetmi që dëshironte qëndrimin e tij ishte trajneri Arteta.

“Arsenali tregoi pak respekt edhe pse unë isha kapiten. Ishte e qartë se ata donin të më hiqnin qafe, përveç një personi; Artetas” – Tha Xhaka. Kujtojmë që 31-vjeçari gjatë periudhës që ishte lojtari i ekipit të Premier League, ndonjëherë krisej marrëdhënia me tifozët. Vlen të përmendet një rast, kur tifozët fërshëllyen kapitenin e tyre, gjatë një barazimi 2-2 me Crystal Palace.

Share This Article