Largohet ambasadori francez nga Australia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Francës në Australi, Jean-Pierre Thebault, e ka përshkruar si një “gabim të madh” anulimin në mënyrë të befasishme nga ana e Australisë, të kontratës për nëndetëse që kishte me Francën, për të lidhur një tjetër me SHBA-në.

Të mërkurën SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Australia kanë bërë të ditur se kanë krijuar paktin e sigurisë, e cila i mundëson Australisë që të përfitojë nga teknologjia e dy superfuqive për ndërtimin e nëndetëseve me energji nukleare.

Ambasadori francez Thebault e ka bërë deklaratën e tij të shtunën, teksa po largohej nga residenca në qytetin e Canberrës.

“Ky ka qenë një gabim i madh, një trajtim shumë shumë i keq i partneriteti”, ka deklaruar Thebault duke shtuar se marrëveshja për armët ndërmjet Parisit dhe Canberrës ishte e bazuar në “besim, mirëkuptim reciprok dhe sinqeritet”.

Parisi zyrtar ka tërhequr ambasadorët e saj nga Australia dhhe SHBA-ja të premten, si kundërpërgjigje për marrëveshjen mes tyre dhe Britanisë së Madhe.

Kjo marrëveshje ka hedhur poshtë kontratën 90 miliardë dollarëshe që Australia kishte me Francën, të nënshkruar në vitin 2016, për ndërtimin e 12 nëndetëseve dizel-elektrike.

Share This Article