Fernando Santos nuk do të jetë më në krye të kombëtares portugeze. Pas eliminimit të iberikëve në çerekfinalen e Botërorit, dy palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.
Diskutimet për të larguar 68-vjeçarin nisën që kur tekniku la në stol Cristianon Ronaldon në ndeshjen e fundit përballë Marokut, çfarë bëri që të gjithë të shpërthenin ndaj tij.
Megjithatë pavarësisht kësaj, statistikat që Santos ka regjistruar me kombëtaren portugeze janë pozitive. Ai qëndroi në krye të kombëtares portugeze për 109 ndeshje dhe regjistroi mesatarisht 2.06 pikë për ndeshje. Ajo që vlen të theksohet është se Fernando Santos doli kampion i Europës në vitin 2016 ndërsa trofeu I fundit ishte ai I Ligës së Kombeve në vitin 2019.
Tashmë Portugalia është në kërkim të një trajneri tëri. Menjëherë pas lajmit, në media kanë qarkulluar emra të ndryshëm për zëvendësuesin e Santos. Hipoteze më e mundshme është Jose Mourinho, ndonëse ky I fundit ka një kontratë me Romën deri në vitin 2024.