Tabelat me mbishkrimet e reja në disa prej monumenteve në qendër të Shkupit të vendosura një ditë më pare nuk qëndruan as 24 orë.
Tek përmendorja e Filipit të dytë në sheshin “Kryengritja e Karposhit” tabela është larguar, ndërkaq janë demoluar tabelat e përmendoreve të Aleksandrit dhe Olimpijas. Nga qyteti I Shkupit thonë se do ti sanojnë pjesët e dëmtuara të monumenteve dhe se përsëri do të vendosen tabelat e larguara./Alsat/