• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, July 26, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Largohet ‘truri’/ Kosovës po i ikin mjekët dhe mësimdhënësit

Largohet ‘truri’/ Kosovës po i ikin mjekët dhe mësimdhënësit

by albnews
30 March, 2024
in Kosova
0
19
VIEWS

Liberalizimi shtoi frikën e largimit të fuqisë punëtore nga Kosova. Por, kjo frikë ka filluar të bëhet edhe realitet, kur mjekët dhe mësimdhënësit po ikin nga vendet e tyre të punës. Shifrat janë shqetësuese dhe alarmante për institucionet shtetërore. Kosovës aktualisht i mungojnë rreth 600 mësimdhënës. Ata kanë lënë ditarin dhe nxënësit prapa në shkollë, duke marrë rrugën drejt shteteve europiane për një jetë më të mirë. Braktisja e shkollave nga mësimdhënësit ka nisur nga muaji janar, kur Kosova ka fituar liberalizimin e vizave. Largimi nga Kosova dhe vendet e punës po bëhet për shkak të pagave të ulëta. Ky fakt ka shqetësuar shumë Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. “Ky është alarm shumë shqetësues, se nëse vazhdon një trend i tillë i ikjes së mësimdhënëseve, ka rrezik që shkollat e Kosovës të mbesin pa mësimdhënës vendas apo mësuese e mësues të gjuhës shqipe”.

Numri i mësimdhënësve të larguar është rritur më shumë pas liberalizimit të vizave. “Në vitin 2024, me liberalizimin e vizave, kemi një numër në rritje të punëtorëve të arsimit, të cilët edhe pa bërë fare kërkesë për pushim pa pagesë, kanë emigruar në vende të ndryshme të Europës. Kjo do të thotë se numri i mësimdhënësve është çdo ditë në rritje. Dhe sipas informatave që kemi, rreth 600 mësimdhënës janë larguar nga procesi mësimor”, kanë thënë nga kjo sindikatë për “Monitor”. Ikje dhe pushim pa pagesë nga mësimdhënësit ka pasur edhe gjatë vitit 2023.

“Sipas të dhënave që kemi nga kryetarët e sindikatave të niveleve komunale, në vitin shkollor 2023/24, vetëm në vitin 2023, para liberalizimit të vizave, diku rreth 300 mësimdhënës kanë bërë kërkesa në drejtori komunale për pushim pa pagesë, qoftë për gjashtë muaj edhe për një vit. Kryesisht këto kërkesa për pushim pa pagesë, punëtorët e arsimit i kanë bërë për t’u larguar në vendet e Europës”. Përveç mësuesve, nga shkollat e Kosovës po largohen edhe nxënësit. “Bashkë me mësimdhënësit, po ikin edhe nxënës. Janë nxënës të cilët u takojnë familjeve që prindërit e tyre i kanë mësimdhënës, apo edhe në rastet kur prindërit e tyre janë të profesioneve të tjera.

Kjo do të thotë se numri i nxënësve dhe i punëtorëve të arsimit që po ikën nga Kosova është çdo ditë në rritje”, kanë treguar në Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Me Ligjin e ri për zyrtarët publikë, që hyri në fuqi në shkurt të vitit 2023, mësimdhënësve iu rritën pagat. Në varësi të nivelit arsimor ku punojnë dhe nga përvoja e punës, ata paguhen nga 580 deri në 610 euro.

Kosova rrezikon të mbetet pa mjekëNë vitet e ardhshme, Kosova rrezikon të mbetet pa mjekë e infermierë. Ikja e tyre po rritet nga ditë në ditë.Në fillim të këtij viti, 30 mjekë kanë kërkuar dokumentacionin e nevojshëm pranë Odës së Mjekëve të Kosovës për largim drejt shteteve perëndimore, kryesisht në Gjermani. Kurse gjatë vitit të kaluar kanë ikur nga Kosova 150 të tjerë. Nga Oda e Mjekëve të Kosovës thonë se trendi i ikjes se mjekëve është shqetësues. Sipas tyre, brenda dy vitesh do të vërehet mungesa e tyre në nivelin terciar.

“Në dy muajt e këtij viti janë rreth 30 kolegë tanët të cilët kanë marrë dokumentacionin e duhur, që të nënshkruajnë kontrata me shtetet e Perëndimit, në këtë rast shumica në Gjermani. Disa prej tyre janë në ditët e fundit apo javët e fundit në largim. Trendi është i njëjtë si vitet e kaluara”. Sipas Odës së Mjekëve, kjo po ndodh për shkak të keqmenaxhimit dhe politikës së gabuar. “Është një problem menaxherial, gjithashtu edhe politik. Ne kemi afërsisht 440 mjekë të papunë, të cilët presin të punësohen. Sistemi primar nuk e bën atë që duhet bërë, t’i pranonte ata në punë e t’i shpërndajnë ata.

Momentalisht mjeku është në pozitë të vështirë, nuk ka vende pune, janë në presion të largohen nga Kosova, nuk shohin një perspektivë”. Për largimin e tyre ka pasur reagime të shumta nga opozita në Kosovë. Ish-ministri i Shëndetësisë, tani deputet i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj, thotë se fajin për këtë e ka qeveria aktuale. “Qeveria më shumë ka qenë e interesuar të ndërhyjë dhe imponojë njerëz nëpër Klinika dhe spitale, të cilët kanë qenë në ndërrime e largime të mëdha, sesa përfaqësim të denjë dhe menaxhim të mirë të institucioneve shëndetësore.

Nga kjo klimë ka vazhduar edhe ikja, sidomos nga mosplotësimi i kushteve të punës në pjesën e infermierisë e të mos flasim për mjekët, ku largimi i tyre është në rritje edhe këtë vit, fatkeqësisht nga kjo gjendje që është krijuar viteve të fundit”. Ndërsa Bekim Haxhiu, i Partisë Demokratike, e kritikon pushtetin edhe për vonesën e miratimit të ligjeve që lidhen me shëndetësinë. “Dështim në miratimin e strategjisë për shëndetësi, për tre vjet nuk kanë qenë të aftë të miratojnë një strategji për shëndetësisë, për tre vjet nuk kanë qenë të aftë që dy ligjet bazë për shëndetësi, të cilat i kanë proklamuar vetë.

Deri sa nuk kanë qenë të aftë të miratojnë as një ligj për tre vjet, si mund të presim nga këta që mund të bëjnë diçka tjetër”. Llogaritet se në tre vitet e fundit, Kosovën e kanë braktisur mbi 600 mjekë. Sipas odave të profesionistëve shëndetësorë, në Kosovë ka 24 mijë e 92 punonjës shëndetësorë të licencuar dhe prej tyre, 14 mijë e 966 janë gra dhe 9 mijë e 126 burra.

Previous Post

Horoskopi 30 mars 2024

Next Post

Dosja 5D/ Pas hekurave me urdhër të SPAK, jepet sot masa për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e bashkisë së Tiranës

albnews

albnews

Related Posts

VIDEO që ka ndezur polemikat: Të rinjtë në Kosovë përdhosin flamurin kuqezi
Albania

VIDEO që ka ndezur polemikat: Të rinjtë në Kosovë përdhosin flamurin kuqezi

25 July, 2025
Seanca konstituive, në kuvend arrin e ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së dhe ambasadori britanik
Kosova

Seanca konstituive, në kuvend arrin e ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së dhe ambasadori britanik

25 July, 2025
I riu nga Kosova humb jetën në një aksident trafiku në Gjermani
Kosova

I riu nga Kosova humb jetën në një aksident trafiku në Gjermani

24 July, 2025
Next Post
Dosja 5D/ Pas hekurave me urdhër të SPAK, jepet sot masa për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e bashkisë së Tiranës

Dosja 5D/ Pas hekurave me urdhër të SPAK, jepet sot masa për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e bashkisë së Tiranës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
‘1 në 3 refugjatë në Britani janë të rinj shqiptarë’/ Habitet gazetarja e njohur: Vendi i ‘mrekullisë së turizmit’ nuk mban dot rininë e saj?!

‘1 në 3 refugjatë në Britani janë të rinj shqiptarë’/ Habitet gazetarja e njohur: Vendi i ‘mrekullisë së turizmit’ nuk mban dot rininë e saj?!

26 July, 2025
SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani

SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani

26 July, 2025
Britani e Madhe, policia në Cornwall tërheq pretendimin për ‘trupa të shumtë në pyll’

Britani e Madhe, policia në Cornwall tërheq pretendimin për ‘trupa të shumtë në pyll’

26 July, 2025
33 të vdekur në luftimet kufitare Kamboxhia-Tajlandë, ambasadori kamboxhian kërkon armëpushim të menjëhershëm

33 të vdekur në luftimet kufitare Kamboxhia-Tajlandë, ambasadori kamboxhian kërkon armëpushim të menjëhershëm

26 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5222 shares
    Share 2089 Tweet 1306
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2608 shares
    Share 1043 Tweet 652
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1996 shares
    Share 798 Tweet 499
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1889 shares
    Share 756 Tweet 472
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1730 shares
    Share 692 Tweet 433
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM