“Largojini ata”, protestuesit në serbi “paralizojnë” Beogradin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qindra studentë dhe protestues bllokuan një urë kyçe në Beograd për të protestuar për vdekjen e 16 viktimave në një katastrofë të stacionit hekurudhor nëntorin e kaluar. Protestat e përditshme të udhëhequra nga studentët janë përhapur gjatë katër muajve të fundit në pjesën më të madhe të Serbisë.

Protestuesit në urën e Brankos që lidh qendrën e qytetit me zonën e Novi Beogradit, valëvitën flamuj, u ranë bilbilave dhe brohoritën sloganin e tyre të përhershëm, “largojini ata”.

Shumë në Serbi e kanë lidhur katastrofën e Novi Sadit me korrupsionin dhe keq menaxhimin e përhapur.

Autoritetet dhe presidenti Aleksandar Vuçiç dhe Partia e tij në pushtet i mohojnë këto akuza. Ata akuzojnë gjithashtu Vuçiçin për lidhje me krimin e organizuar, mbytje të lirive të medias dhe dhunë ndaj kundërshtarëve politikë. (

Share This Article