“Last dance” thyen rekordin, atletet e Michael Jordan kanë arritur deri tani çmimin 1,8 mln dollarë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Atletet e ndeshjes finale të NBA të Michael Jordan, në vitin 1998, pritet të jenë atletet më të vlefshme të shitura ndonjëherë në ankand.

Palët e atleteve parashikohet të shitet nga 2-4 milionë dollarë, por tashmë ka një ofertë gati mbi çmimin e lartë të vlerësuar.

Kreu i shtëpisë së ankandit Sotheby, Brajm Vvatcher thotë se oferta fillestare kur u hap ankandi ishte 1.8 milionë dollar e cila në vetvete do të thyejë rekordin botërore për çmimin me të cilin janë shitur ndonjëherë atletet.

Ato janë veshur në ndeshjen e dytë të finaleve të NBA-së të vitit 1998 ku Jordan shënoi 37 pikë. Gjithashtu, konsiderohen të jenë në gjendje të jashtëzakonshme me firma të mëdha argjendi nga vetë Jordan.

Braham thotë se këto atlete kanë dy veçanti. Së pari sepse janë me ngjyrën e kuqe e të zezë që ishin të ndaluara nga liga e që identifikuan për herë të parë  atletet Air Jordan të sportistit. Gjithashtu ajo është atletja e fundit me firmën e legjendës së basketbollit kur ishte ende një anëtar i Bulls.

Shtëpia e ankandeve po pret gjithashtu një shitje të dytë që përfshin sporte të ndryshme të paharrueshme edhe nga Jordan dhe yje të tjerë të basketbollit. Përveç legjendës së futbollit Pele dhe yjeve të tenisit dhe NFL. Ankandi është i hapur deri më 11 prill.

Share This Article