Latifi i rikthehet fitoreve në UFC

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Luftëtari shqiptar Ilir Latifi i është kthyer fitoreve në serinë UFC pas tri humbjeve rresht. Latifi të shtunën mbrëma në Las Vegas mposhti me vendim të jurisë pas tri raundeve kanadezin Tanner Boser.

Dy nga anëtarët e jurisë e kishin vlerësuar Latifin fitues me rezultatin 29:28, ndërsa njëri e vlerësoi Boserin fitues me rezultatin 29:27. Për Latifin është triumfi i parë në kategorinë e rëndë në UFC. Ai në këtë kategori debutoi në shkurt të vitit të kaluar kur u mposht nga Derrick Le]is. Në të vërtetë Latifi nuk ka luftuar në UFC që nga atëherë.

Latifi në serinë më të madhe të Arteve Marciale të Përziera (MMA), UFC, ishte në një seri prej tri humbjeve rresht.

Me t’u kumtuar vendimi i jurisë, Latifi shpërtheu në lot.

https://www.youtube.com/watch?v=7rN0ooGP20k&feature=emb_title
Share This Article