Lavrov: Ndërprejmë plotësisht marrëdhëniet me BE-në në rast sanksionesh

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa08988746 A handout photo made available by the press service of the Russian Foreign Affairs Ministry shows Russian Foreign Minister Sergei Lavrov during a joint news conference with High Representative of the EU for Foreign Affairs and Security Policy, Josep Borrell (not pictured) following their talks in Moscow, Russia, 05 February 2021. Borrell is on a working visit to Moscow. EPA/RUSSIAN FOREIGN AFFAIRS MINISTRY HANDOUT -- MANDATORY CREDIT -- HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Rusia është e gatshme të ndërpresë marrëdhëniet me Bashkimin Europian, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.

“Nëse konstatojmë edhe një herë, ashtu si në raste të tjera, që sanksionet po vendosen në sektorë të caktuar dhe krijojnë rreziqe për ekonominë tonë, madje edhe në sektorët më të ndjeshëm, atëherë po. Ne nuk duam të izolohemi nga jeta ndërkombëtare, por ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, theksoi Lavrov.

“Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, shtoi ai.

”Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bashkimit Europian kanë arritur në nivelin më të ulët nga fakti i helmimit dhe më pas i burgosjes së opozitarit kryesor të Kremlinit, Aleksei Navalny”, theksoi disa ditë më parë kreu i diplomacisë europiane,  Josep Borrell në Moskë.

“Është e sigurt që marrëdhëniet tona janë shumë të tendosura dhe çështja Navalny është shumë e ndjeshme”, theksoi Josep Borrell.

Ministri rus, pa përmendur emrin e opozitarit, u shpreh i gatshëm për të diskutuar për çdo lloj çështjeje, ndërsa bëri përgjegjëse BE-në për tensionet ekzistuese.

“Problemi ynë kryesor është mungesa e normalitetit në marrëdhëniet Rusi-BE (…) kjo është një situatë jo e shëndetshme që nuk i shërben askujt “, theksoi ai, duke dashur një diskutim të sinqertë dhe të detajuar me Borrell.

Rusia i ka cilësuar si ndërhyrje kritikat europiane që dënojnë ndjekjen penale kundër Navalnyt dhe represionin brutal të manifestimeve në mbështetje të opozitarit këto ditët e fundit.

Share This Article