Lazim Destani në 5 vjetorin e themelimit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Filantropi, biznesmeni President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Lazim Destani mori pjesë në 5-vjetorin e themelimit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH).

Destani është anëtar i Bordit të Nderit të KASH dhe në këtë takim pati mundësi të takohet me shumë bashkatdhetarë, anëtarë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, personalitete nga diaspora europiane e nga SHBA-ja, me mjaft diplomatë karriere, si dhe me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Postimi i plotë në Facebook:

Si anëtar i Bordit të Nderit i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) dje pata kënaqësinë të marr pjesë në shënimin e 5-vjetorit të këtij organizmi me rol të rëndësishëm në shërbim të politikës së jashtme kombëtare dhe të integrimit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në këtë vit jubilar, në Tiranë u mblodhën drejtues të KASH nga Shqipëria e Kosova, përfaqësues të Trupit Diplomatik, përfaqësues dhe anëtarë nga diaspora, si dhe grupi përfaqësues i Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë.

Gjatë kësaj ceremonie pata kënaqësinë të takohem me shumë bashkatdhetarë, anëtarë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, personalitete nga diaspora jonë europiane e nga SHBA-ja, me mjaft diplomatë karriere, si dhe me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Pas Tiranës, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të vazhdojë me agjendën në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut ku do të zhvillohen takime me përfaqësues të lartë të politikës, qeverive të këtyre dy vendeve dhe me përfaqësues të bizneseve.

Share This Article